Tuesday, October 20, 2020
Home > Këshilla Islame > A E DI KUR DUHET TË QASH PËR VETVETEN?!

A E DI KUR DUHET TË QASH PËR VETVETEN?!

A E DI KUR DUHET TË QASH PËR VETVETEN?!

Kur e sheh një të keqe dhe nuk e largon, ose kur e sheh një të mirë e mohon, qaj për vetveten.

Kur namazi yt shndërrohet prej adhurim në traditë dhe prej rehatisë në vështirësi, qaj për vetveten.

Kur e sheh në vetvete se gjynahet i pranon dhe ato i do, qaj për vetveten.

Kur nuk gjen ëmbëlsi në adhurime dhe kënaqësi në nënshtrime, qaj për vetveten.

Kur mbushesh me brenga dhe zhytje në mërzi dhe ti e ke në dorë pjesën e tretë të natës, qaj për vetveten.

Kur e kalon kohën në atë që nuk të bën dobi dhe ti e di se do të japësh llogari dhe harron, qaj për vetveten.

Kur syri të loton për një film dhe nuk ndikohesh kur e dëgjon Kuranin, qaj për vetveten.

Kur fillon të garosh pas dynjasë kalimtare dhe nuk garon me askënd për në adhurime, qaj për vetveten.

Kur e kupton se e ke gabuar rrugën dhe të ka ikur shumë nga jeta, qaj për vetveten.

Qaj me lot, i përulur, i penduar, me shpresë në mëshirën e Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: