Monday, October 19, 2020
Home > Këshilla Islame > BABAI IM ËSHTË MË I MIRI

BABAI IM ËSHTË MË I MIRI

Kur i arita të katërtat, babai im ishte më i miri. Kur arrita të gjashtat babai im i njeh të gjithë njerëzit. Kur arrita të dhjetat, babai im është i mrekullueshëm, po morali i tij është si i ngushtë. Kur i arrita të dymbëdhjetat, babai im ishte i butë me mua kur isha i vogël. Kur i arrita të katërmbëdhjetat, babi im filloi të bëhet shumë i ndjeshëm. Kur i arrita të gjashtëmbëdhjetat, babai im nuk mundet të ecën me kohën e tashme. Kur i arrita të tetëmbëdhjetat, babai im për çdo ditë më duket se po bëhet më i rëndë.
Kur i arrita të njëzetat, shumë rëndë t’ia fali prindit tim, po habitem se si nëna ime mundi ta bartë dhe jeton me të. Kurr arrita të njëzetepestat, babai im për çdo temë më kundërshton. Kur i arrita të tridhjetat, shumë rëndë të pajtohem me të, dhe po e pyes veten se gjyshi im a ka pasur problem me babin tim kur ka qenë i ri. Kur i arrita të dyzetat, babai im më edukoi në këtë jetë me shumë kritere dhe patjetër edhe unë të bëj të njejtën gjë. Kur i arrita të dyzet e pestat, unë po habitem se si babai im arriti të na edukon të gjithëve. Kur i arrita të pesëdhjetat shumë rëndë t’i edukoj dhe t’i udhëhiqi fëmijët e mi, sa është lodhur babai im që të na edukon dhe të na ruan!
Kur i arrita të pesëdhjetepestat, babai im kishte qenë largpamëes për shumë gjëra për ne, babai im ishte i dalluar dhe i butë. Kur i arrita të gjashtëdhjetat, babai im është më i miri!!
Nga arabishtja Irfan Jahiu

%d bloggers like this: