Tuesday, October 27, 2020
Home > Dita e Gjykimit > DITA E FUNDIT …

DITA E FUNDIT …

’’Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit)”. (Kur’an, Zumer 68)

Kanë thënë dijetarët se të gjitha krijesat do të vdesin atë ditë përpos melaqeve kryesore: Xhebrailit, Mikailit, Israfilit dhe Azrailit (melaqja që ua merr shpirtrat njerëzve). Shkatërrohet çdo gjë dhe Allahu e pyet melaqen e vdekjes:

* “Kush mbeti?” – Ndërsa Allahu e din më mirë !

Thotë:

– O Allah, mbete Ti i cili je i gjallë dhe nuk vdes, mbeta unë robi yt i dobët dhe mbetën Xhebraili, Israfili dhe Mikaili.

Allahu thotë:

* “Le të vdesin të gjithë!”.

Shkon dhe ua merr shpirtrat të gjithëve dhe kthehet prapë te Allahu dhe Allahu e din më mirë por e pyet:

* “Kush mbeti?”

Dhe ky, duke u dridhur, thotë:

– O Allah, nuk mbeti askush tjetër vetëm Ti i cili je i gjallë përgjithmonë dhe nuk vdes kurrë, dhe mbeta unë, robi yt i dobët.

Allahu i thotë:

* “A nuk të kujtohet që kam thënë: “Çdo krijesë do t’a shijojë vdekjen, . . .”(21:35), pra shijoje edhe ti vdekjen”.

Azraili – (melaqja e vdekjes) shkon në mes të Xhenetit dhe Xhehenemit, ia nxjerr shpirtin vetes duke e lëshuar një britmë të madhe, aq sa nuk do të mund t’a duronin krijesat e Allahut po të ishin gjallë, dhe thotë:

– “Po t’a dija se kaq dhimbje kanë pasur myslimanët kur ua merrja shpirtin do të kisha pasur më shumë mëshirë ndaj tyre. ”

Pas vdekjes së Azrailit mbetet vetëm Allahu xh.sh. i cili është i pafillim dhe i pambarim.

Atëherë Allahu xh.sh. pyet:

* “Ku janë zullumqarët, ku janë mbretërit, ku janë bijtë e mbretërve, ku janë mizorët, ku janë gjakpirësit, e kujt është sot pasuria?”

Nuk ka kush të përgjigjet pasi të gjithë kanë vdekur e është shkatërruar çdo gjë përveç madhërisë së Allahut dhe atëherë i përgjigjet vetvetes:

“E Allahut është pasuria dhe çdo gjë që ekziston”.

-Pastaj, qëndrojnë njerëzit ashtu rreth katërdhjetë ditë dhe pastaj e lëshon Allahu xh.sh. një shi jo të zakonshëm, në formën e ujit të mashkullit, i cili e ujit tokën (e krijuar pas shkatërrimit të kësaj toke që është sot) në të cilën janë njerëzit, dhe pastaj (pas 40 ditësh) Allahu xh.sh. e ringjall Israfilin, melaqen të cilën e ka ngarkuar me fryrjen e surit dhe i thotë:

* “Fryjë edhe njëherë kësaj burie”.

I fryhet surit edhe njëherë dhe të gjithë njerëzit, prej atij shiut që bie, rriten në varreza në formën e tyre të vërtetë dhe ngritën në këmbë.

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ”

Çdo pjesë e trupit të njeriut kalbet, çdo asht, përpos bishtit të njeriut”, e që është unaza e fundit e trupit, prej asaj, kur bie ai shi, mbihet trupi i njeriut para se Allahu t’a ringjallë Israfilin dhe para se t’i fryjë ai surit.

ështu që kur Israfili do t’i fryjë surit, trupave veç iu futet shpirti brenda dhe të gjithë dalin përjashta varrit.

Kjo ndodhë edhe te njerëzit që zhduken, edhe te ata që i hanë egërsirat apo digjen e bëhen hi dhe edhe te ata që fundosen në det edhe pse nuk ju kanë gjetur as eshtrat. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.: “Kudo që të jeni Allahu do t’ju ringjallë.”

Nga “AlbIslam”

%d bloggers like this: