Wednesday, October 21, 2020
Home > Këshilla Islame > Elvis Naçi: Nëna ndëroi jetë duke buzëqeshur por dikush më frikësoi dhe më tha se…

Elvis Naçi: Nëna ndëroi jetë duke buzëqeshur por dikush më frikësoi dhe më tha se…

Në ditën e sotme, njerzit nga paditura dhe nga nje sërë faktorë të tjerë transmetojne dhe përhapin fjale ose ndodhi të pa vërteta por që i lidhin me prektestin e fesë! Kjo rrymë sjell një disinformim dhe keqkuptim në shoqëri dhe më gjerë! Njerzit sot flasin kot sepse mendojnë se po flasin për Islam por që s’është Islam. Mes rregullave të shumtë që duhet të flasësh rreth fesë është dhe që burimet t’i marrësh nga transmetime profetike të sakta dhe jo nga gojëdhënat ose legjendat krahinore. E theksoj me vecanti këtë pjesë për faktin sepse edhe gjatë komunikimeve me njerzit më kanë rastisur histori nga më të cuditshmet. Më merr dikush në telefon. I shqetësuar dhe i merakosur në maksimum mezi priste të më thoshte rreth problemit të tij! Me dashamirësi i thash:

– Po vlla më thuaj!

– Tha: Para pak kohësh më ndëroi jetë nëna! Dhe vura re që ajo vdiq duke buzëqeshur! U cudita në fakt dhe këtë ndodhi e diskutova dhe me disa njerez të tjerë!

– I thash: Po cfarë ka per t’u cuditur këtu?!

Vëllezër motra të nderuar! Kur ma tha për se ishte cuditur dhe friksuar u habita dhe unë! Këta të cilët lexojne dhe dinë pak ose aspak dhe pretendojnë se dijnë shumë, i kishin thënë se: “ Bobo, c’te paska gjetur! Në bela të madhe je! Sepse nëse vdes në këtë mënyrë duke buzëqeshur do të marë në atë botë dhe një person tjetër!” Cfarë trillimiesh janë në gjëndje të krijojnë njerzit! Ky me të drejtë u frikësua sepse nuk kishte dhe shum njohuri rreth kësaj cështje! Neve na takon të flasim bindshëm, me argument dhe drejt! I thash:

– Vëlla i nderuar! Mos u frikëso por gëzohu! Gëzohu për faktin sepse femra e cila udhëzohet në Islam shpesh-herë bëhet më e mirë sesa mashkulli. Kjo për arsyen sepse është më emocionale, i mban sytë e mbushur për Zotin e Gjithësisë.

Imagjinojeni vet, se cfarë momentesh të vështira dhe të sikletshme kishte kaluar ai! Pas ndërimit të jetës së nënës së tij, i thonë dhe që do të ndërojë jetë dikush nga familja sepse nëna buzëqeshi, pasi u largua nga kjo dynja. Dramë e madhe! Me qetësi ju drejtova:

– Vëlla i nderuar! Mos u dëshpëro nga disa fjalë boshë, pa argument dhe pa asnjë baze llogjike, por gëzohu! Gëzohu për faktin sepse ne mbase nuk do ta kemi mundësinë të largohemi nga kjo botë të buzëqeshur! Ka thënë Sunduesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë në suren Fusilet: “ Ato që thanë: All-llahu është Zoti jonë, dhe e mbajtën të përqëndruar duke ecur dhe vazhduar në këtë rrugë, iu zbresin engjëjt në castin e vdekjes dhe iu thonë: Mos u dëshpërohuni për atë që ju pret në botën tjetër sepse keni mëshirën e Zotit, mos u mërzisni për njerzit që po lini nga familja sepse në kujdesin e Sunduesit të Gjithësisë janë! Rini të qetë sepse Xhennetin e keni premtim.” Në një rast tjetër në suren Uake ka thënë: “ Ato që janë nga të afërmit e Zotit, do të kenë qetësi, lumturi dhe Xhennet.”

Beje dallimin vlla i nderuar, nga ajo që rrjedh nga Kur’ani famëlartë dhe nga ato fjalët e vogla dhe boshe pa argumente. Mori frymë lirshëm dhe u qetësua duke u treguar mirënjohës për një argument të vertetë që i thash!

Vëllëzër dhe motra të nderuar! Duhet të jemi të kujdesshëm se cfarë themi. Kurrsesi nuk mund të themi dicka që nuk është e vërtetë sepse futemi në gjynahe të mëdhaja duke i bër dëm edhe njerëzve të tjerë! Duke evoluar në dituri dhe perceptim të vrapojmë drejt Islamit real duke injoruar dhe anashkaluar fjalët boshe dhe të kota.

%d bloggers like this: