Friday, October 23, 2020
Home > Këshilla Islame > Fjala e parë që e ka folur Isai a.s. në djep ka qenë …

Fjala e parë që e ka folur Isai a.s. në djep ka qenë …

Isai a.s. në djep

• Fjala e parë që e ka folur Isai a.s. në djep ka qenë: “Unë jam Abdullah, rob i Allahut.

Ajo që shqiptoi hazreti i Isai (Mesihu) i poraslindur nuk ishte vetëm mbrojtje për nënën e tij. Ishte edhe përgëzimi për atë që prisnin bijtë e Izraelit: ai ishte i dërguari i Allahut. Në Kur’an lexojmë:  Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?! Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zekat sa të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, ditën që kam lindur, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem!”

(Sure “Merjem”, ajetet 29 – 33.)

%d bloggers like this: