Friday, October 23, 2020
Home > Kur’an > Kjo është Sureja (dova)më katër vargje në Kur’an,por ka vlerën sa një e treta (1/3) e Kur’anit (mëso).

Kjo është Sureja (dova)më katër vargje në Kur’an,por ka vlerën sa një e treta (1/3) e Kur’anit (mëso).

Kjo është sureja (dova) me katër vargje në Kur’an,por që ka vleren sa me një të tretën e Kurani (mëso).

Është e radhitur në Kaptinen 112 të Kur’anit Famëlartë

1. KUL HUWALL-LLAHU ‘EHAD

2. ALL-LLAHUS-SAMED

3. LEM JELID WE LEM JULED

4. WE LEM JEKUN L-LEHU KUFUEN EHAD

(SURJA EL-IHLÂS

Mekase – 4 vargje

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm

1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!

2. Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.

3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.

4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”)

Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), përcjell se dikush dëgjoi një burrë duke lexuar suren: Kul Hua Allahu Ehad dhe duke e përsëritur atë. Kur u zgjua në mëngjes, shkoi tek Profeti (alejhi selam) dhe i tregoi për këtë -sikur po e quante pak -. I dërguari i Allahut (alejhi selam) i tha: Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, vërtet ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit. [E përcjell Buahriu dhe Muslimi].

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell duke thënë: Unë, erdha me Profetin (alejhi selam) dhe ai dëgjoi një person duke lexuar suren Kul Hua Allahu Ehad. I dërguari i Allahut tha: E meritoi! Unë i thash: Cfarë meritoi? Ai tha: Xhenetin! [E përcjell Maliku, Tirmidhiu dhe Nesaiu].

%d bloggers like this: