Tuesday, October 27, 2020
Home > Hadithe > Nesër e mërkurë, Dita e Ashurës…

Nesër e mërkurë, Dita e Ashurës…

DITA E ASHURËS

Nesër e mërkurë, Dita e Ashurës,

ditë agjërimi e preferuar. MOS E HUMB!

Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem.

Është ditë e madhe, ditë kur Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit, si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë.

Agjërimi i ditës së ashures është synet dhe i preferuar, me që është praktikuar gjithashtu nga Pejgamberi ynë a.s. paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!

Historikisht kjo ditë ka vlerë madhështore, preferohet agjërimi i një dite para ose pas saj, d.m.th. ditën e 9-10 ose 10-11 muharrem.

Nëpërmjet agjërimit të një dite, na falen mëkatet e një viti të plotë, e Allahu është pronar i mirësisë së madhe, kështu që, të shfrytëzojm këtë mirësi! Le ta fillojm vitin e ri me adhurim dhe me punë të mira e të mbara.

O ZOTI YNË na dhuro të gjitha Mirësit dhe Begatit e kësaj dite.

BesimtariNews ju uron një ditë të begatë dhe Zoti ju dhëntë vetëm mirësi.

%d bloggers like this: