Tuesday, October 20, 2020
Home > Këshilla Islame > Parafytyro veten tënde në varr!

Parafytyro veten tënde në varr!

Vëlla i dashur! S’ka dyshim se përfundimi vendimtar është vdekja yte. Ngase përherëshmëria në këtë jetë është e paarritshme! Pra, paramendoje veten tënde dhe tani më të kanë lëshuar në gropën e varrit tënd. Pastaj të mbyllin në dërrasat e varrit! Të hjedhin dhe mbi ty! A e arrite natën tënde të parë në gropën e llogarisë?! Po si do të jetë përgjigja?! Tashmë janë larguar nga ti familja, të dashurit, të afërmit dhe shokët!
Pasurinë dhe mallin tënd i ke lënë mbrapa teje! Nuk të të sjellin dobi përveë asaj që ke përgatitur nga veprat e tua.

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra:

Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njëra mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbetet vetëm vepra e tij”. (mutefekun alejhi).

C’farë do të bësh kur të vijnë ty dy melek, të cilët ulën me ty dhe të qortojnë. Të pyesin ty: Kush është Zoti yt? Cila është feja yte? Kush është i Dërguari yt? Tani ndoshta mund të përgjigjesh shumë lehtë, por në atë gropë…në atë varr…në atë errësirë… përgjigjeja yte do jetë sipas veprave të tua.

Besimtari që posedon vepra të mira thotë: Zoti im është Allahu, Feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi, alejhis-selam. Ndërsa hipokriti do të thotë: Ah… nuk e di, kam dëgjuar njerëzit duke thënë diëka, dhe kam thënë.

Përkujto o rob i Allahut se; “Varri është një kopësht prej kopshtëve të Xhennetit ose një humnerë prej humnerave të zjarrit” (transmeton tirmidhi)

Dhe dije o rob i Allahut se; Allahu i lartëmadhëruar të ka dhënë kohë të mjaftueshme për pendim dhe kthim tek ai. “A nuk ju dhamë jetë mjaftë të gjatë, sa që kush do që donte të merrte këshillim, mund t’a merrte atë dhe këshilluesi u erdhi…” (Fatir 37)

Fjalën këshillues në ajetin e lartëpërmendur e kanë komentuar me vjetërsi (pleqëri), dhe gjithashtu e kanë komentuar se ai (këshilluesi) është Muhammedi, alejhis-selam. Tashmë është arsyetuar kush ka këshilluar, dhe ka përkujtuar kush është lajmëruar dhe nuk i është bërë padrejtësi atij që është vonuar.

Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pejgamberi, alejhis-selam, ka thënë: “Arsyetohet Allahu ndaj njeriut që ia vonon afatin e vdekjes deri sa ti mbushë gjashtëdhjetë vjetë” (transmeton Buhari).

Dijetarët islam kanë thënë se njeru kur i mbush të gjashtëdhjetat, i skadon afati i pendimit të sinqertë.

Vëlla i dashur, ti sotjeton në sipërfaqen e tokes, e ndërsa nesër do të banosh në mbrendësinë e saj. Vallë a e ke zbukuruar vendbanimin tënd me vepra të mira. A e ke shtruar dhe mbjellur kopshtin tënd me kryerjen e urdhërave të Allahut që ti ka urdhëruar dhe largimin nga ajo që të ka ndaluar? Po qese ke qenë i bindur se me të vërtetë brendësia e tokës së shpejti do të jetë vendbanimi yt, atëherë pra, kush të ka hutuar që
të bëhesh i pakujdesshëm ndaj përgatitjes së tij (Varrit)?!

Përktheu: Driton Musliu

%d bloggers like this: