Tuesday, October 27, 2020
Home > Uncategorized > Planifikimi i dietës

Planifikimi i dietës

Dieta e pacientit duhet të planifikohet me kujdes dhe varësisht nga propozimi i mjekut. Kjo shtrihet ndërmjet dietës së plotë dhe të dietës tepër të domosdoshme. Në rastin e dietës tepër të domosdoshme, shujtat duhet të jenë të pasura me vlera ushqyese, që treten lehtë dhe të shijshme dhe duhet të jenë në përputhje me ushqimin e zakonshëm të pacientit.
Lidhur me këtë temë, në Dy sahiha është shënuar se Aishja , r.a., ka thënë se kur dikush nga familja e tyre kalonte në ahiret, gratë mblidheshin, planifikonin dhe pastaj shpërndaheshin nëpër shtëpitë e veta për të përgatitur pjesën e ushqimit të vet për t’i ndihmuar familjes së pikëlluar të të vdekurit. Aishja , r.a., zakonisht i pyeste gratë për të përgatitur gjellën në tenxheren tabline, ku zihej supë me krunde të ëmbëlsuara me mjaltë. Aishja , r.a., përgatiste një tenxhere me bukë të ulur, mish dhe supë me mish (sarid) dhe i hidhte sipër talbin . Aishja , r.a., pohonte se e kishte dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, s.a.v.s., që kishte thënë: “Talbina e ngushëllon zemrën më të fshehtë të të sëmurit dhe e zvogëlon pikëllimin e tij”.116 Aishja , r.a., kishte treguar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Kur ju godet ajo që ju ngjall krupën, përdorni supë kalorike dhe të këndshme (talbina) për ta kaluar këtë gjendje”.117 Në hadithe është thënë gjithashtu që kur dikush sëmuret në shtëpi të të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., ai do ta mbante një tenxhere supë (burma) në zjarr derisa pacienti të kalonte njërën nga dy skajshmëritë – përmirësimin e qëllimshëm, ose vdekjen. Kur dëgjonte se dikush ishte sëmurë, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., do të thoshte menjëherë: “Ushqehuni me supën talbina, sepse ajo e shpërlan dhe e pastron lukthin e pacientit njësoj sikur dikush prej jush kur e pastron baltën nga fytyra”.118
Imam Buhari ka shpjeguar se talbina, është një supë e lehtë me mish, që i ngjan qumështit. Një supë e tillë solide, që tretet lehtë, e ushqyeshme dhe ndonjëherë pa mish, është mjaft ushqyese dhe ndihmon në lehtësimin e stresit dhe pikëllimit. Dobitë e talbinës janë në supën me mish dhe miell elbi të zier me krundet e veta. Ndryshimi themelor ndërmjet kësaj supe dhe supës së zakonshme prej elbi dhe mishi qëndron në faktin se elbi zihet plotësisht, kurse në supën talbina elbi është i miellzuar, gjë që bën që të dallojnë përbërësit ushqyes. Siç e kemi thënë më sipër, shprehitë e zakonshme të ushqimit luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e dobive nga ilaçet dhe përbërësit e ushqyeshëm. Sa i përket banorëve në qytetet e urbanizuara, duket se uji i vluar i elbit përputhet me sistemin e tyre të tretjes. Në të vërtetë kur elbi zihet plotësisht, përbërësit e tij ushqyes kalojnë nëpër sistem dhe ofrojnë pak dobi. Megjithatë, pirja e supës me mish të përgatitur me miell elbi të nxehtë ndihmon në shpejtimin e kalimit të përbërësve të saj në sistemin e pacientit, vepron si një purgativ i fuqishëm dhe vërtetohet si një mjet i sigurt në përparimin e natyrës së individit dhe në mbrojtjen e anës së brendshme të lukthit.
Sa i përket hadithit:” Talbina e ngushëllon zemrën më të fshehtë”, kjo këtu tregon kardinë e lukthit (pjesa e sipërme e lukthit), që do të thotë se e ngushëllon trupin dhe e zbut lukthin. Sa i përket zvogëlimit të pikëllimit të pacientit, All-llahu e di më së miri, pikëllimi dhe hidhërimi i ftohin sekrecionet e trupit dhe e dobësojnë mbrojtjen e trupit, sepse shpirti (ruh) i individit mbështetet në zemër, e cila është vendndodhje e tij natyrore. Pirja e një supe të tillë me mish e ngroh lukthin, e reanimon mbrojtjen e trupit dhe e zvogëlon traumën e individit të shkaktuar nga telashet. Të tjerët mund të thonë se supa me mish do të zvogëlojë telashet e individit për shkak se liron shpirtin e pacientit dhe për shkak se përmban substanca freskuese që janë pjesë përbërëse të disa gjellëve. Thuhet se pikëllimi e dëmton trupin, e sidomos lukthin. Natyrisht, mungesa e ushqimit e ndihmon shumë këtë gjendje. Megjithatë, një supë e tillë e nxehtë me mish do ta qullë lukthin, do ta forcojë dhe do ta mirëmbajë, ndërsa veprimi i këtyre efekteve do të arrijë në zemër. Nga ana tjetër, shpeshherë, kur është në stres, lukthi i pacientit prodhon sasi më të madhe të lëngjeve të lukthit dhe akumulon jargë dhe qelbëzim; domethënë, pirja i supës prej elbit të zier me mish ndihmon shpërlarjen e akumulimeve të tilla të panevojshme njësoj si edhe qetësimi i trupit, kthimi i aftësisë së tij mbrojtjëse, tejkalimin e shqetësimeve, ekuilibrimin e sekrecioneve të brendshme, ngritjen e individit në aspektin shpirtëror dhe ndihmën që i jepet atij për ta rivendosur ekuilibrin. Kjo vlen dhe është e vërtetë sidomos për banorët e qytetit të bekuar të Medinës, të cilët janë mësuar të hanë bukë elbi, i cili kryesisht ka qenë burimi kryesor i energjisë së tyre, sidomos kur mielli ka qenë mall i shtrenjtë. All-llahu e di më së miri.

%d bloggers like this: