Tuesday, October 27, 2020
Home > Këshilla Islame > Poezi per Hoxhë Halil Kastratin

Poezi per Hoxhë Halil Kastratin

Athua, ka gjë më të bukur

sesa jetimin ta bësh të lumtur

sa i bukur ai lot gezimi

kur derdhet lehtë tek jetimi.

Ato halle t’shumta, e ato brenga

kanë kërrysur kurrizin e prindërve të mi

gjithmonë për të na ofruar bukën

se për tjetër gjë nuk po kanë mundësi.

Ato fjalë t’fëmijut e të mprehura thikë

vetëm një zemër nëne i duron çdo ditë

oj nënë, pse shtëpia jonë po pikon,

kurse shoku im në pallat jeton?

Lutja e nënes me sytë mbushur lotë

një natë u pranua tek ti o Zot

nesër tek dera dërgove një njeri

që nënes së shkretë t’ia heq atë mërzi.

O Kurban Bajram, të lumtur ne jemi

sepse nga baraka, një shtëpi t’re kemi

sofren tonë sot na e mbushën plotë

dhe nga faqja e jetimit u ndërpre çdo lotë.

Kokën e jetimit çdoherë ledhatoi

çdo nevojtarë me zemër e ndihmoi

me miliona lutje tek Zoti dërgojmë

Halil Kastratin zemrat kurrë nuk e harrojnë.

%d bloggers like this: