Wednesday, October 21, 2020
Home > Pyetje pergjigje > Pse keni lëshuar mjekër aq të madhe?

Pse keni lëshuar mjekër aq të madhe?

Pyetje: Pse ju personalisht si hoxh i nderuar keni leju qe aq shum te keni mjeker te madhe..?? Eshte patjeter apo pse aq shum..??

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Vëlla i dashur, së pari mjekra është pjesë e trupit të cilën Allahu (azzevexhel) e ka caktuar se sa të jetë në çdo person dhe nëse më pyet për këtë, atëherë dije se Allahu (azzevexhel) thotë: “Ai nuk pyetet për atë që vepron, ndërsa ata (njerëzit) do të pyeten”.

Ndërsa nëse e ke fjalën, se pse unë nuk e kam shkurtuar atë deri në atë shkallë saqë të mos vërehet ekzistimi i saj, atëherë dije se Muhamedi (salallahualejhiveselem) në shumë hadithe të vërteta ka urdhëruar dhe ka thënë: “Lëshoni mjekrat, shkurtoni mustaqet”.

Andaj, nuk mbetet për muslimanin përveçse t’i nënshtrohet fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke mos marrur parasyshë fare fjalët dhe kundërshtimet e tjerëve.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

%d bloggers like this: