Friday, October 23, 2020
Home > Namazi > Sa është numri i lëvizjeve, të cilat nëse bëhen gjatë faljes e bëjnë të pavlefshme atë?

Sa është numri i lëvizjeve, të cilat nëse bëhen gjatë faljes e bëjnë të pavlefshme atë?

Pyetja: Sa është numri i lëvizjeve, të cilat nëse bëhen gjatë faljes e bëjnë të pavlefshme atë?

Përgjigjja: Nuk mund të themi se ka ndonjë numër të caktuar në lidhje me këtë.

Nëse ai që është duke u falur, është duke kryer lëvizje të njëpasnjëshme të cilat nuk kanë lidhje me natyrën e namazit, aq sa nëse dikush që e sheh, mendon se ky njeri nuk është duke u falur, atëherë themi se namazi i tij është i pasaktë.

Për këtë arsye, shumica e dijetarëve musliman, këtë çështje e bazojnë në atë se çfarë është traditë mes muslimanëve. Nëse njeriu gjatë namazit bën lëvizje të shumta e të njëpasnjëshme, atëherë namazi i tij bëhet i pavlefshëm.

Shumica e dijetarëve nuk përmendin ndonjë numër të caktuar në lidhje me këtë.

Sa i përket faktit se disa nga dijetarët musliman kanë caktuar se numri i lëvizjeve të cilat nëse bëhen gjatë faljes e bëjnë të pavlefshme atë, është tre, kjo ka nevojë për argument (pra, nuk është e saktë).

Çdo njeri i cili për diçka prej dispozitave të fesë përmend numër të caktuar, apo përshkruan formën e caktuar të ndonjë adhurimi të pretenduar, duhet të sjellë argument për të. Nëse nuk sjell argument, atëherë ai ka futur në fenë e Allahut atë çfarë nuk është prej fesë!

Muhamed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: E. Ajdini

%d bloggers like this: