Saturday, October 24, 2020
Home > Këshilla Islame > THUAJ: MË MJAFTON MUA ALLAHU, SA MBËSHTETËS I MIRË QË ËSHTË

THUAJ: MË MJAFTON MUA ALLAHU, SA MBËSHTETËS I MIRË QË ËSHTË

THUAJ: MË MJAFTON MUA ALLAHU, SA MBËSHTETËS I MIRË QË ËSHTË

Nëse të bëhet padrejtësi, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

Kur sprovohesh me sprova, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

Kur të ngushtohen rrugët dhe nuk e gjen askënd nga njerëzit që të të ndihmojë dhe të të përkrahë, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

Nëse je i pafajshëm dhe nuk mund ta paraqesësh atë, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

Nëse mblidhen njerëzit të të dëmtojnë dhe nëse për ndonjë çështje dera të është mbyllur, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

Nëse të vështirësohen çështjet dhe problemet, thuaj: Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.

O Zot, lehtësona problemet dhe vështirësitë tona dhe bekona në furnizim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: